Aktualitet

FOTO/ 12 orë lundrim në det të hapur nga Brindisi në Vlorë, zhvillohet edicioni i 14-të i kampionatit të varkave me vela

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua të shtunën në Orikum të Vlorës.

6 Korrik 2025, 15:13 Nga r.ll
FOTO/ 12 orë lundrim në det të hapur nga Brindisi në
varkat me vela

ITALI- Kushtet e motit rezultuan ideale për zhvillimin e edicionit të XIV të kampionatit të varkave me vela “Regata Brindisi“. Kampionati startoi me 45 anije nga 51 të regjistruara, ku sfiduan njëra-tjetrën përgjatë rrugës që bashkon dy brigjet e Adriatikut.

Varka me vela të nisura nga Brindisi, mbërritën në Portin e Orikumit pas 12 orësh lundrim në det të hapur. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua të shtunën në Orikum të Vlorës.  Fitues i çmimit të parë u shpall varka “Verve”, e cila pikasi gjatë gjithë rrugëtimit të saj që në nisje. Ndërkohë rreth dhjetë milje larg Brindisit, anija "Amams" u detyrua të tërhiqej për shkak të problemeve teknike.

FOTO/ 12 orë lundrim në det të hapur nga Brindisi në

Përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve, fjalimet e presidentit të ri të LNI Brindisi, Gianluca Fischetto, dhe presidentit në largim, Salvatore Zarcone, koordinator i organizimit të Brindisi-Valonës, theksuan suksesin e këtij edicioni që regjistroi 51 regjistrime.

Ndër figurat e pranishme, ishte dhe konsulli i përgjithshëm italian në Vlorë, Achille Provenzano, i cili nënvizoi rëndësinë historike të regatës dhe marrëdhëniet midis dy brigjeve dhe shprehu shpresën se ky aktivitet do të rritet më tej me vlerat e sportit, miqësisë dhe bashkëpunimit. Bregdeti i Vlorë mirëpret këtë aktivitet prej katër vitesh, duke u kthyer në një traditë që promovon turizmin dhe e pozicionon qytetin si një destinacion elitar në Mesdhe.

regata brindisi kampionati i varkave me vela vlore orikum

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2025, 10:45 N.F

Shqipëria, si laborator i migracionit

Foto TIRANË- Ilir Gëdeshi dhe Russell King prej dekadash merren me studime demografike kryesisht me fokus emigracionin dhe rikthime si në po...