Aktualitet

U jepte para me fajde dhe më pas i kanoste, AMP arreston specialistin e hetimit të narkotikëve

Pas dhënies së shumës së parave ai i kanoste ose dhunonte personat që ti kthenin paratë.

6 Korrik 2025, 11:17 Nga N.F
U jepte para me fajde dhe më pas i kanoste, AMP arreston specialistin e
Foto

ELBASAN- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP ka njoftuar arrestimin e një nën komisari. Sipas njoftimit specialisti i hetimit të narkotikëve jepte para me fajde dhe më pas kërcënonte personat që i kishte dhënë shumat e parave.

Pas dhënies së shumës së parave ai i kanoste ose dhunonte personat që ti kthenin paratë që u kishte dhënë. AMP ka sekuestruar 5 automjete. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi:

Në kuadër të operacionit “Last rent” zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë), nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Elbasan, u ndalua punonjësi i policisë N/Komisar E. P., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Në vijim të hetimeve të thelluara me metoda speciale u bë i mundur ndalimi i këtij punonjësi, i cili i jepte hua (fajde) personave të ndryshëm dhe më pas nëpërmjet kanosjes ose dhunës i shtrëngonte këta të fundit për kthimin e vlerave të konsiderueshme të parave. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan 5 automjete të vitprodhimeve të fundit në pronësi të personave të ndryshëm. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

amp

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2025, 10:45 N.F

Shqipëria, si laborator i migracionit

Foto TIRANË- Ilir Gëdeshi dhe Russell King prej dekadash merren me studime demografike kryesisht me fokus emigracionin dhe rikthime si në po...