Aktualitet

Drejtonte mjetin pa patentë, gjatë kontrolleve i gjendet edhe drogë e armë zjarri, në pranga 21-vjeçari në Durrës (EMRI)

21-vjeçarit iu gjetën 25 doza kokainë, 50 doza kanabis, 1 armë zjarri pistoletë, 100 fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm, 1 pasaportë biometrike në emër të një shtetasi tjetër dhe 3 telefona celularë.

6 Korrik 2025, 11:06 Nga N.F
Drejtonte mjetin pa patentë, gjatë kontrolleve i gjendet edhe
Foto

DURRËS- Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Durrës. Arrestimi i tij ka ardhur pas një operacioni për goditjen e veprimtarive kriminale. Mësohet se të riut i është gjetur drogë dhe armë në mjetin të cilin e drejtonte pa patentë.

I arrestuari është identifikuar si Sentiliano Selami. 21-vjeçarit iu gjetën 25 doza kokainë, 50 doza kanabis, 1 armë zjarri pistoletë, 100 fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm, 1 pasaportë biometrike në emër të një shtetasi tjetër dhe 3 telefona celularë. Arma e zjarrit do të dërgohet për ekzaminim në Institutin e Policisë Shkencore, me qëllim verifikimin nëse është përdorur në ngjarje të mëparshme kriminale.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Mix”, për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen kokainë, kanabis, armë zjarri, municion luftarak dhe dokumente të dyshuara të falsifikuara.

Arrestohet një 21-vjeçar, poseduesi i sendeve të kundraligjshme. Procedohet penalisht një 40-vjeçar për mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Mix”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. S., 21 vjeç, banues në fshatin Kullë, Manzë, Durrës. Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Rr. K., 40 vjeç, banues në Kullë, për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Operacioni u zhvillua mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që dyshohej se shpërndante lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonte personi i dyshuar, në fshatin Kullë, rezultoi se shtetasi S. S. po drejtonte mjetin pa leje drejtimi;

Ndërsa në çantën e shtetasit Rr. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës (thikë). Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit  Sentiliano Selami, në fshatin Kullë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

25 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 50 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis, 1 armë zjarri pistoletë me numër serie të pjesshëm (i fshirë pjesërisht), 100 fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm, 1 pasaportë biometrike në emër të një shtetasi tjetër dhe 3 telefona celularë Arma e zjarrit do të dërgohet për ekzaminim në Institutin e Policisë Shkencore, me qëllim verifikimin nëse është përdorur në ngjarje të mëparshme kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e armëve të ftohta”  dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

sentiliano selami

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2025, 10:45 N.F

Shqipëria, si laborator i migracionit

Foto TIRANË- Ilir Gëdeshi dhe Russell King prej dekadash merren me studime demografike kryesisht me fokus emigracionin dhe rikthime si në po...