Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i një të moshuari në liqenin e Pogradecit, po punohet për identifikimin e tij

Policia kufitare ka bërë të mundur nxjerrjen e trupit në breg dhe po vijon punën për identifikimin e viktimës.

6 Korrik 2025, 10:49 Nga N.F
Gjendet trupi i pajetë i një të moshuari në liqenin e
Foto

POGRADEC- Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm, 6 korrik në ujërat e liqenit të Pogradecit. Policia kufitare ka bërë të mundur nxjerrjen e trupit në breg dhe po vijon punën për identifikimin e viktimës.

Mësohet se viktima ështe një shtetas i moshuar por ende nuk është identifikuar. Autoritetet janë duke punuar për identifikimin e tij dhe përcaktimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të saj. Deri në këto momente, nuk përjashtohet asnjë pistë, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

trup i pajete ne liqenin e pogradecit

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2025, 10:45 N.F

Shqipëria, si laborator i migracionit

Foto TIRANË- Ilir Gëdeshi dhe Russell King prej dekadash merren me studime demografike kryesisht me fokus emigracionin dhe rikthime si në po...