Aktualitet

Iu gjet në banesë armë zjarri dhe municione luftarake, arrestohet 53-vjeçari në Kukës (EMRI)

Në njoftim policia bën me dije se gjatë kontrolleve në banesë u gjetën 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

6 Korrik 2025, 10:08 Nga N.F
Iu gjet në banesë armë zjarri dhe municione luftarake, arrestohet
Foto

KUKËS- Një 53-vjeçar ështe vënë në pranga nga policia në Kukës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi në banesë iu gjetën arme dhe municione. Në njoftim policia bën me dije se gjatë kontrolleve në banesë u gjetën 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

I arrestuari është identifikuar si Kadri Peposhi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: 

Kukës/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kukës, operacioni policor i koduar “Arka”. Posendonte në banesë, armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari. Sekuestrohen arma dhe municioni.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas posedonte në banesë, armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Arka”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

K.P., 53 vjeç, banues në fshatin Lusen. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 53-vjeçarit, gjetën 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

kadri peposhi

Sondazh

Poll