3 Korrik 2025, 21:59
Nga E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë pas ditës së dytë të konsultimeve me partitë parlamentare se konstituimi i Kuvendit brenda afatit prej 30 ditëve të caktuar nga Gjykata Kushtetuese është “detyrim dhe jo opsion”. Osmani e përsëriti thirrjen e saj për liderët e partive parlamentare që “sa më shpejt” ta gjejnë një rrugëdalje për konstituimin e Kuvendit, tha Presidenca në një komunikatë pas takimit të enjten.
Kosova është pa institucione të reja edhe katër muaj pas mbajtës së zgjedhjeve parlamentare, pasi deputetët kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin të një marrëveshjeje politike, duke qenë se asnjëra parti nuk e ka fituar shumicën për të qeverisur e vetme. Gjykata Kushtetuese e Kosovës nxori një aktgjykim më 26 qershor, i cili i deytron deputetët që brenda 30 ditëve ta konstituojnë Kuvendin pra deri më 26 korrik.
Në ditën e dytë të konsultimeve, Osmani priti në takim bashkëkryetarin e partisë Guxo, Faton Peci; kryetaren e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila. Peci tha se u bën thirrje të gjitha partive politike “t’i thërrasin arsyes, t’i thërrasin mendjes së shëndoshë dhe të mundësojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe konstituimin e tij”.
“Vetëm në këtë mënyrë do të mund ta kemi një qeveri brenda 15 ditësh”, tha ai.
Osmani gjithashtu u takua edhe me përfaqësuesit e partive nga komunitetet joshumicë: kryetarin e partisë serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq; kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka; kryetarin e Iniciativës së re Demokratike të Kosovës, Elbert Krasniqi; kryetaren e Unionit Socialdemokrat, Duda Bale; kryetaren e Partisë së Re Demokratike, Emilija Rexhepi; kryetarin e Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha; kryetarin e Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli; dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Boshnjakëve, Rasim Demiri.
Një ditë më parë, Osmani zhvilloi takime me liderët e partive kryesore: kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti; kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi; kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku; dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Pas takimit, Kurti tha se do të angazhohet për konstituimin e Kuvendit.
“Diskutuam gjerë e gjatë, i përmendëm të gjitha elementet përbërëse... zonja presidente do të ketë takime edhe me përfaqësues të tjerë politikë. Mbase në fund do të mund të shohim nëse kemi bërë përparim”, tha Kurti.
Ndërkohë, përfaqësuesit e partive të tjera të mëdha parlamentare, në takimet ndaras me presidenten Osmani të mërkurën, kanë ripërsëritur kërkesën për votim të hapur për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Përkundër plot 41 përpjekjeve, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur ende ta konstituojnë institucionin ligjvënës.
Procesi ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit me Vetëvendosjen që kërkon votim të fshehtë, pasi kandidatja e saj Albulena Haxhiu s’i mori 61 vota të nevojshme në votim të hapur - por partitë e tjera e kundërshtojnë një mënyrë të tillë të votimit. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet qeveria e re.
Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt. Vetëvendosje doli e para duke i fituar 48 ulëse, 13 më pak se të paktën 61 të nevojshme ta formuar qeverinë e re e vetme. PDK-ja zuri vendin e dytë me 24 ulëse, LDK e treta me 20, AAK-Nisma 8 dhe Lista Serbe 9./REL
vjosa osmani kosove
Politike
3 Korrik 2025, 21:44
Genc Gjokutaj
TIRANA- Avokati Genci Gjokutaj vijoi sot me akuzat ndaj sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar rastin e dosjes "Par...
Politike
3 Korrik 2025, 19:54
M.B
Përfaqësuesit e PS-së
TIRANA- Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim me të gjithë drejtorët e ba...
Politike
3 Korrik 2025, 19:36
E. D
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti Dashnor Sula ka mbajtur një fjalimin "lamtumirës’" në foltoren e Kuvendit, pasi për katër...
Politike
3 Korrik 2025, 19:16
M.B
Edi Rama
VLORA- Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim me të gjithë drejtorët e bashkisë Tiranë ...
Politike
3 Korrik 2025, 19:07
M.B
Kuvendi
TIRANA- Ka përfunduar seanca plenare në Kuvend e ditës së sotme, e fundit për legjislaturën aktuale.  ...
Politike
3 Korrik 2025, 18:23
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë mbasditen e sotme një takim me deputetët e zgjedhur të Tiranes së...
Politike
3 Korrik 2025, 17:19
E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Tedi Blushi, ka komentuar pas akuzave të Monika Kryemadhi p&eum...
Politike
3 Korrik 2025, 16:57
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njotuar pas dështimit të seanc&eu...
Politike
3 Korrik 2025, 16:22
E. D
Niko Peleshi
TIRANË- Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, është shprehur se edhe në...
Politike
3 Korrik 2025, 16:01
M.B
Aben Ahmetaj dhe Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë publike përmes rrjeteve sociale një ...