Politike

Mbyllet seanca e fundit e kësaj legjislature në Kuvend, projektligjet miratohen pa praninë e opozitës 

Në seancë u votua nga mazhoranca, në mungesë të deputetëve të opozitës, çdo akt apo projektligj i cili ishte parashikuar në rendin e ditës.

3 Korrik 2025, 19:07 Nga M.B
Mbyllet seanca e fundit e kësaj legjislature në Kuvend, projektligjet
Kuvendi

TIRANA- Ka përfunduar seanca plenare në Kuvend e ditës së sotme, e fundit për legjislaturën aktuale.  Në seancë u votua nga mazhoranca, në mungesë të deputetëve të opozitës, çdo akt apo projektligj i cili ishte parashikuar në rendin e ditës. Opozita u largua nga salla në nisje të procesit të votimit dhe gjithçka u kalua me shumicën e thjeshtë socialiste.

Projektligjet dhe aktet e miratuara sot në Kuvend nga mazhoranca:

Raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) për vitin 2024 -72 vota pro 0 abstenime 0 kundër

Akti normativ nr. 6 "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2024 “Për buxhetin e vitit 2025"", i ndryshuar. - 71 vota pro abstenimë 0 kundër

Projektligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, qeverisë së Republikës së Bullgarisë, qeverisë së Republikës së Kroacisë, qeverisë së Hungarisë, qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, qeverisë së Malit të Zi, qeverisë së Republikës së Serbisë, qeverisë së Republikës së Sllovakisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë për bashkëpunimin dhe koordinimin në fushën e kërkimit dhe shpëtimit ajror, nënshkruar në Ohër më 22.2.2023".  - 71 vota pro 0 abstenime 0 kundër

Projektligji "Për ratifikimin e vendimit nr. 2/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, “Për lehtësimin e tregtisë elektronike"". -  72 vota pro 0 abstenime  0 kundër

Projektligji "Për rezervat materiale të shtetit". - 73 vota pro 0 abstenime 0 kundër

Projektligji "Për markat tregtare”. -  72 vota pro 0 abstenime 0 kundër

Projektligji "Për patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë”. -  73 vota pro 0 abstenime 0 kundër

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar. - 73 vota pro 0 abstenime 0 kundër

Projektligji "Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”. - 71 vota pro 1 abstenim 0 kundër

Projektligji "Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit". - 72 vota pro 0 abstenime 0 kundër

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 7764, datë 2.11.1993, “Рër investimet e huaja”, i ndryshuar. - 72 vota pro 0 abstenime 0 kundër

kuvendi

Sondazh

Poll