Politike

Akuzat e Kryemadhit, Blushi: Kam dëgjuar disa aludime, por nuk dua t’i besoj

Blushi tha se nuk i ka dëgjuar akuzat që janë bërë në drejtim të tij, por nuk beson se ato janë të vërteta. Ai shtoi se Partia e Lirisë ndodhet në një moment të vështirë për shkak të përndjekjes politike ndaj liderit Ilir Meta dhe se çdo përçarje e brendshme i shërben vetëm kundërshtarëve politikë.

3 Korrik 2025, 17:19 Nga E. D
Akuzat e Kryemadhit, Blushi: Kam dëgjuar disa aludime,  por nuk dua
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Tedi Blushi, ka komentuar pas akuzave të Monika Kryemadhi për qëndrime përçarëse dhe për sjellje të dyshimta në raport me zhvillimet e brendshme të PL-së, në një kohë kur kreu i saj, Ilir Meta, ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Në një intervistë në Fax News, Blushi tha se nuk i ka dëgjuar akuzat që janë bërë në drejtim të tij, por nuk beson se ato janë të vërteta. Ai shtoi se Partia e Lirisë ndodhet në një moment të vështirë për shkak të përndjekjes politike ndaj liderit Ilir Meta dhe se çdo përçarje e brendshme i shërben vetëm kundërshtarëve politikë.

“Kam dëgjuar disa deklarata publike, disa aludime, por sinqerisht nuk dua t’i besoj. Nuk besoj se janë të vërteta, as në përmbajtje dhe as në qëllim. Unë nuk jam këtu për të hyrë në përplasje personale. Qëndrimi im është i qartë: prioriteti ynë është mbrojtja e zotit Meta dhe denoncimi i padrejtësive. Nuk do të harxhoj energji për të nxitur përçarje në këtë moment kaq kritik,” theksoi ai.

tedi blushi

Sondazh

Poll