Politike

"PS dhe unë distancohemi nga fjalori juaj..."/ Peleshi-opozitës: Përdorët fjalë fyese edhe në seancën e fundit të legjislaturës 4-vjeçare

Pelkeshi theksoi se edhe pas katër vitesh në atë sallë, deputetët demokratë nuk arrinin të thonin një fjalë pozitive.

3 Korrik 2025, 16:22 Nga E. D
"PS dhe unë distancohemi nga fjalori juaj..."/
Niko Peleshi

TIRANË- Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, është shprehur se edhe në seancën e fundit të legjislaturës 4-vjeçare, ku kanë kaluar mbi 500 ligje sk bashku ozpozit përdorë fjalë që nuk meritojnë të thuhen në atë sallë. Pelkeshi theksoi se edhe pas katër vitesh në atë sallë, deputetët demokratë nuk arrinin të thonin një fjalë pozitive. Peleshi po ashtu rrjeshtoi fjalët që demoratët i kanë përmendur ose u janë drejtuar mazhorancës, si ‘çingije’, ‘sulltanë’, etj. 

“Te performanca dhe kalimi i kufijve të etikës parlamentare, me sharje, baltë, akuza e fjalor të papërshtatshëm, duam apo nuk duam ne të mazhorancës, në fund përgjegjësinë e mbajmë edhe ne mbi supe. Kur në ditën e fundit të një legjislature, kur edhe nëse zemra nuk ta thotë, zemra bëhet gur dhe thua disa fjalë të mira për njëri-tjetrin, për punën e përbashkët që kemi bërë, për më shumë se 520 ligje të miratuara së bashku, për afro 200 marrëveshje ndërkombëtare ku edhe opozita ka dhënë votën e saj, për 18 ligje me shumicë të cilësuar ku gjithashtu opozita ka kontribuar, në vend të këtyre fjalëve, dëgjohen fjalë që nuk meritojnë të thuhen në këtë sallë. Fjalë si ‘çingije’, ‘sulltanë’, shpallen ‘të gjithë ‘të vënë në rresht’ që u adresohen të gjithë deputetëve këtu. Dhe të thuash se jemi të gjithë në rresht, do të thotë të depersonalizosh deputetin 100%.

Por deputetët janë zgjedhur me votën e këtij populli, me afro një milion vota. Dhe nëse ti i quan të gjithë të vënë në rresht, përfaqësuesit e popullit shqiptar, atëherë praktikisht ke shpalur gjithë popullin shqiptar si në rresht. Dhe kjo është fyerje e rëndë. E thatë vetë pak më parë: “T’ju vijë turp që keni zgjedhur këta përfaqësues”. Pra, shpallët me turp gjithë popullin shqiptar. Për këtë arsye, ndjeva të nevojshme të marr fjalën për procedurë, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, për t’u distancuar me forcë nga kjo kulturë, sepse kjo nuk është kultura jonë, dhe ne nuk i përkasim saj”, tha Peleshi.

niko peleshi

Sondazh

Poll