Aktualitet

"Tregoi shenja nervozizmi dhe tha se ishte me nxitim!" U kap me 1 kg kokainë të pastër poshtë sediles së makinës, arrestohet shqiptari në Itali

Mediat italiane shkruajnë se informacioni për lëvizjet e dyshimta të shqiptarit është marrë nga Stacioni i Korticelës në Bolonja dhe më pas u bë ndërhyrja e patrullës në lagjen Navile.

3 Korrik 2025, 19:50 Nga M.B
"Tregoi shenja nervozizmi dhe tha se ishte me nxitim!" U kap me 1 kg
Foto ilustruese

ITALIA- Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në zonën e Navile, në Foggia të Italisë pasi u kap duke trafikuar një sasi prej 1 kg kokainë të pastër. Mediat italiane shkruajnë se informacioni për lëvizjet e dyshimta të shqiptarit është marrë nga Stacioni i Korticelës në Bolonja dhe më pas u bë ndërhyrja e patrullës në lagjen Navile.

Gjatë patrullimit efektivët vunë re një makinë tip “Audi A4 Avant”, që u tërhoqi vëmendjen për sjelljen e çuditshme të drejtuesit. Kur iu kërkua të ndalonte, shoferi që jetonte në zonën e Foggia, tregoi shenja nervozizmi dhe tha se ishte me nxitim.

Ky qëndrim ngjalli më tej dyshimet e karabinierëve, të cilët vendosën të vazhdonin me një kontroll të plotë personal dhe të automjetit, informon media italiane. Gjatë kontrollit, nën sediljen e pasagjerit të përparmë, u gjet ‘tulla’ e kokainës, që ishte e destinuar për tregun vendas dhe sillte një fitim prej të paktën 100 mijë eurosh nëse shitej me doza.

italia

Sondazh

Poll