Aktualitet

Para cash dhe prona të paluajtshme/ Dalin PAMJET e sekuestrimit të pasurive të Suel Çelës dhe vëllait tij

Sipas mediave vendase bëhet fjalë për pastrim të parave në Itali, të ardhura nga trafiku ndërkombëtar i drogës nga mafia shqiptare.

3 Korrik 2025, 18:00 Nga E. D
Para cash dhe prona të paluajtshme/ Dalin PAMJET e sekuestrimit të
pamje nga vendngjarja

ITALI- Mediat italiana kanë publikuar pamjet nga operacioni, ku u sekuestruan pasuritë e vellezërve Suel dhe Mario Çelës. Sipas mediave vendase bëhet fjalë për pastrim të parave në Itali, të ardhura nga trafiku ndërkombëtar i drogës nga mafia shqiptare.

 

Sipas hetimeve të përbashkëta të Guardia di Finanza të Veronës dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit në Shqipëri, një familje e njohur kriminale shqiptare, me origjinë nga Elbasani, ka investuar paratë e trafikut të drogës në sektorin e pasurive të paluajtshme në territorin veronez.

Gjithashtu thuhet se para vijnë kryesisht nga trafiku i kokainës i importuar nga Amerika e Jugut për tregun europian. Gjykata e Veronës ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive të paluajtshme, aksioneve në kompani dhe fondeve financiare me vlerë rreth 4 milionë euro, masë kjo e ekzekutuar ditën e sotme.

Hetimet janë fokusuar mbi dy vëllezër nga kjo familje kriminale, ku njëri është në kërkim ndërkombëtar dhe tjetri ndodhet në burg në Belgjikë. pas arrestimit në Verona në qershor 2024, përfshirë akuzat për përfshirje në një vrasje të një anëtari të një klani rival në Antverpen.

suel cela

Sondazh

Poll