Politike

 "Gjysmë miliard janë shpenzuar për të blerë vota..."/ Vokshi: Në PPE u shokuan për atë që ka ndodhur në Shqipëri

Vokshi u shpreh se 500 milionë euro janë shpenzuar në vetëm 4 muaj për blerje votash, përmes faljes së gjobave dhe projekteve propagandistike.

3 Korrik 2025, 15:43 Nga E. D
 "Gjysmë miliard janë shpenzuar për të blerë
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja demokrate, Albana Vokshi, duke folur nga foltorja e Kuvendit kritikoi ashpër qeverinë për abuzim me fondet publike gjatë fushatës elektorale. Vokshi u shpreh se 500 milionë euro janë shpenzuar në vetëm 4 muaj për blerje votash, përmes faljes së gjobave dhe projekteve propagandistike.

Sipas saj 7 milionë euro janë harxhuar për organizimin e spektaklit të Giro D’Italia. Deputetja demokrate gjithashtu u shpreh se asnjë nga rekomandimet e ODIHR nuk është zbatuar dhe teksoi se Partitë Popullore Europiane (PPE) janë shokuar nga situata në Shqipëri.

"Në PPE u shokuan për atë që ka ndodhur në Shqipëri. Janë blerë vota me taksat e qytetarëve. Gjysmë miliard janë shpenzuar për të blerë vota, kjo ka ndodhur përmes faljes së gjobave. 500 mln u shpenzuan në 4 muaj, u blenë vota. 7 mln u shpenzuan për spektaklin e Giro D’Italia. Asnjë rekomandim i ODIHR nuk është zbatuar," tha Vokshi.

albana vokshi

Sondazh

Poll