Politike

"Shteti dhe pushteti u bënë bashkë"/ Gjekmarkaj: 11 maj ishte farsë zgjedhore

Gjekmarkaj nënvizon goditjen politike ndaj Sali Berishës dhe sistemin e korruptuar që bashkon shtetin me pushtetin.

3 Korrik 2025, 14:50 Nga I.A
"Shteti dhe pushteti u bënë bashkë"/ Gjekmarkaj: 11 maj
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka cilësuar 11 majin si farsë zgjedhore, duke denoncuar manipulimin që ka shkatërruar besimin në procesin demokratik. Ai thekson se në Shqipëri nuk do të ketë më zgjedhje të lira, ndërsa opozita mbetet institucioni i vetëm demokratik legjitim. Gjekmarkaj nënvizon goditjen politike ndaj Sali Berishës dhe sistemin e korruptuar që bashkon shtetin me pushtetin.

"Më 11 maj kishte farsë zgjedhore. Gjithçka e keqe qëndron tek manipulimi zgjedhor. Në këtë vend nuk do ketë asnjëherë më zgjedhje të lira. Opozita me gjithë goditjet, sot është i vetmi institucion demokratik legjitim. PD ofroi ide, ne shkuam në zgjedhje për të rikthyer besimin tek demokracia.

Shteti dhe pushteti u bënë bashkë. Sistemi është ngritur mbi korrupsionin. Berisha u godit politikisht, u godit një histori për të ngritur një kult. Mos u gëzoni se nuk do të dorëzohemi. Në këtë sfidë, kishte një dritë në tunel. Ishte fitorja e PD në Lezhë. Unë si drejtues politik i PD në qarkun e Lezhës, falënderoj qytetarët në këtë qark. PD është partia e idealeve të 1991, ne nuk do dorëzohemi," tha Gjekmarkaj.

agron gjekmarkaj seance plenare 3 korrik 2025

Sondazh

Poll