Politike

Kërkoi shkarkime të drejtorëve të bashkisë/ Rama bën ndryshime edhe në strukturën politike të PS në Vlorë, komandon dy drejtorët e rinj (EMRAT)

Rama i ka tërhequr vëmendjen kryetarit të bashkisë, Ermal Dredha, duke i kërkuar ndryshim të thellë të mënyrës së drejtimit dhe bashkëpunimit me strukturat socialiste dhe komunitetin lokal.

3 Korrik 2025, 14:22 Nga r.ll
Kërkoi shkarkime të drejtorëve të bashkisë/ Rama
edi rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama në vizitën e tij në Vlorë nuk ka kërkuar vetëm dorëheqje dhe shkarkime. Raportohet se Rama ka marrë edhe vendime për strukturën politike të Partisë Socialiste në Vlorë. Kreu i PS dhe njëkohësisht kreu i qeverisë ka komanduar Klevis Kason dhe Eriona Ismailin si drejtues të rinj të PS-së në Vlorë. 

Gjithashtu, sipas raportimeve Rama i ka tërhequr vëmendjen kryetarit të bashkisë, Ermal Dredha, duke i kërkuar ndryshim të thellë të mënyrës së drejtimit dhe bashkëpunimit me strukturat socialiste dhe komunitetin lokal.

Kryeministri Rama mbërriti gjatë paradites në Bashkinë e Vlorës, ku ka zhvilluar një mbledhje me dyer të mbyllura me stafin e institucionit dhe deputetët e qarkut. Fokusi i diskutimeve në takim ishin problematikat e qytetit, ku raportohet se Rama ka shprehur kritikat e tij mbi menaxhimin e sezonit turistik, problemet me furnizimin me ujë të pijshëm dhe ankesat e qytetarëve lidhur me cilësinë e shërbimeve.

Ai ka kërkuar dorëheqjen e disa drejtuesve të institucioneve në Vlorë, dhe largimi i një pjese të administratës së Bashkisë së Vlorës. Jashtë kritikave nuk kanë ngelur edhe deputetët e qarkut, të cilat janë kritikuar për performancën e tyre të dobët gjatë periudhës së fundit. Vlora është përballur disa herë me problematika që prej nisjes së sezonit, ku më kritikja ishte zjarri që ka përfshirë disa herë fushën e mbetjeve në qytet. 

edi rama ne vlore

Sondazh

Poll