Politike

"Bashkitë të legalizojnë strukturat prodhuese!" Bujqësia/ Rama: Fermerët nuk duhet të presin, është një problem që ka implikime të rënda

Gjithashtu Rama u kërkoi bashkive të legalizojnë të gjitha strukturat prodhuese në zonat rurale.

2 Korrik 2025, 19:11 Nga M.B
"Bashkitë të legalizojnë strukturat prodhuese!"
Edi Rama

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në mbylljen e ditës së parë të dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural. Ai tha se brenda gushtit do të përcillen procedurat e lokalizimeve. Gjithashtu Rama u kërkoi bashkive të legalizojnë të gjitha strukturat prodhuese në zonat rurale. Sipas tij, legalizimi i strukturave prodhuese është problem një pjesë dhe është një problem që ka implikime të rënda, sepse thotë se bën të pamundur aksesin në kredimarrje, në fondet e mbështetjes, qoftë nga financimet evropiane apo ato të brendshëm.

"Në ndërkohë na dha mundësi që të shikojmë dhe të dëgjojmë që problematika e zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë dhe aktivitetit ekonomik në fshat shkon nga gjërat e mëdha deri në gjërat që nuk duhet të ishin problem por që janë problem i madh. Kam parasysh çështjen e legalizimit të strukturave prodhuese që është problem për një pjesë. Ka implikime pastaj të rënda, bën të pamundur aksesin në kredimarrje, në fondet e mbështetjes qoftë nga financimet evropiane, aksesin në gjithë ato instrumente që bëhet e vështirë për ta mbajtur në këmbë sipërmarrjen.

Besoj që qoftë edhe fakti që edhe një diskutim dalim me një vendim ti kërkojmë kadastrës që në bashkëpunim, ose ti kërkojmë bashkive të bëjnë legalizimin e menjëhershëm strukturave prodhues rurale të vendit. Duhet ta marrim menjëherë përsipër dhe t’ja përcjellim domosdoshmëri që brenda gushtit në kadastër, dokumentacionin e legalizimit. Fermerët nuk duhet të presin akoma të legalizojnë strukturat prodhuese. Nga kjo deri tek gjërat më të përgjithshme janë shumë që them se ne mund të dalim me një qasje të re. Duhet të theksoj se është e domosdoshme të ndryshojë e qeverisë, e ministrisë, pushtetit vendor, ministrive. Të jenë proaktive në këtë proces.

T'i nxisin, të hapin rrugën e bashkëpunimit, ta ristrukturojmë në një mënyrë duke e nxitur dhe ngarkuar pushtetin vendor. Tjetër element i qartë, duhet të njësojmë TVSH-në, diçka që ministri i Financave e ka përgatitur tanimë. Financimi sipas njësive të prodhimit, e kemi thënë shpesh, e kemi përsëritur por nuk e kemi bërë, tani duhet ta bëjmë. Duhet të angazhojmë strukturat e tatimeve që të kryejnë një proces paraprak sensibilizimi, përpara se t hyjnë me sekuestro të qumështit të pafaturuara. Nuk mund të lejohet t'u shiten produkte të pafaturuara. Që mund të jenë të rrezikshme, sjellin pasoja katastrofike për shëndetin e njerëzve. Këtë gjë duhet ta kryejnë me zell ministria me strukturën e tatimeve", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll