2 Korrik 2025, 15:29
Nga E. D
zamir meta ne gjykate
FIER- Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me rastin e abuzimit seksual në Fier, ku një 12-vjeçare është abuzuar seksualisht prej vitesh nga babai i saj, Zamir Meta. Avokati i Popullit përmes një postimi në rrjetin social shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjen e rëndë të abuzimit seksual ndaj një vajze të mitur në qytetin e Fierit.
Në deklaratë theksohet se ata kanë marrë shqyrtimin e rastit duke nisur një hetim administrativ gjithpërfshirës i cili mbështetet në parimet e legjislacionit shqiptar dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur. Gjithashtu Avokati i Popullit shprehet se do të ndërmerret mbrojtja e të miturës duke bashkëpunuar edhe me autoritetet përkatëse.
Reagim i Avokatit të Popullit:
Institucioni i Avokatit të Popullit shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjen e rëndë të abuzimit seksual ndaj një vajze të mitur në qytetin e Fierit.
Ngjarje të tilla kërkojnë jo vetëm dënimin e autorëve, por edhe një reflektim të thellë institucional dhe shoqëror për të forcuar mekanizmat e mbrojtjes së fëmijëve, veçanërisht të atyre që ndodhen në situata të vështira sociale apo familjare.
Avokati i Popullit ka marrë me iniciativë shqyrtimin e këtij rasti dhe ka nisur një hetim administrativ gjithëpërfshirës, i mbështetur në parimet e legjislacionit shqiptar dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, me qëllim evidentimin e veprimeve apo mosveprimeve nga institucionet përgjegjëse që mund të kenë ndikuar në zhvillimin ose mosparandalimin e kësaj ngjarjeje. Ky proces do të synojë të analizojë funksionimin e zinxhirit institucional të mbrojtjes së fëmijëve dhe të adresojë çdo mangësi sistemike.
Avokati i Popullit apelon me forcë për ruajtjen e privatësisë dhe dinjitetit të fëmijës viktimë. Ekspozimi masiv i detajeve të ngjarjes, qoftë në media apo rrjete sociale, është një dëm i dyfishtë për të miturën dhe cenon rëndë të drejtën e saj për mbrojtje nga traumat e mëtejshme.
Institucioni i Avokatit të Popullit do të ndjekë me vëmendje e seriozitet ecurinë e hetimeve dhe masat që do të ndërmerren për mbrojtjen e mëtejshme të të miturës, duke bashkëpunuar me autoritetet përkatëse në çdo hap të këtij procesi.
avokati i popullit
Aktualitet
2 Korrik 2025, 15:15
E. D
Rivaldo Rusi
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e shqiptarit Rivaldo Rusit gjatë grabitjes në Itali. Mediat e huaja...
Aktualitet
2 Korrik 2025, 14:44
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Një 36-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë pasi ka thyer masën e arrestit s...
Aktualitet
2 Korrik 2025, 14:05
N.F
Hodo
TIRANË- Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado ka shpjeguar formularët që duhet të plotësohet n...
Aktualitet
2 Korrik 2025, 13:30
N.F
Foto
TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka marrë vendimin për të lënë në qeli ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fe...
Aktualitet
2 Korrik 2025, 13:20
r.ll
paul deda
TIRANË- Paul Deda, ish-shoqëruesi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është ekstraduar në Shqi...
Aktualitet
2 Korrik 2025, 10:18
Rafaela Xhaja
DURRËS- Në pjesën më të frekuentuar të zonës së Plazhit në qytetin e Durrësit, shihet tek vjen e ndalet nj&e...
Aktualitet
2 Korrik 2025, 13:04
N.F
Foto
TIRANË- I nxehti ekstrem që po bëhet i zakonshëm në periudha më të gjata dhe temperatura me ekstreme mund t’i...
Aktualitet
2 Korrik 2025, 12:41
N.F
Projekti
KOSOVË- Për qeverinë e Kosovës ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër është shenjë e pë...
Aktualitet
2 Korrik 2025, 12:32
r.ll
zamir meta ne gjykate
FIER- Gjykata e Fierit ka lënë në burg 36-vjeçarin, Zamir Meta, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me va...
Aktualitet
2 Korrik 2025, 12:17
r.ll
aksidenti
THUMANË- Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e rëndë që ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor...