Aktualitet

Aksidenti në Fushë Krujë – Borizanë/ Policia jep detaje: Viktima ishte nëna e njërit prej drejtuesve, ja si paraqitet gjendja e të plagosurve

Sipas informacioneve, automjeti me drejtuese, 30-vjeçare, Malvina Kani është përplasur me makinën e 50-vjeçarit, Idriz Saja.

2 Korrik 2025, 12:17 Nga r.ll
Aksidenti në Fushë Krujë – Borizanë/ Policia jep
aksidenti

THUMANË- Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e rëndë që ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor "Fushë Krujë- Borizanë". Sipas informacioneve, automjeti me drejtuese, 30-vjeçare, Malvina Kani është përplasur me makinën e 50-vjeçarit, Idriz Saja.

Nëna e këtij të fundit, 85-vjeçarja, Bedrije Saja humbi jetën si pasojë e aksidentit. Të plagosur mbetën dy shoferët dhe pasagjerja tjetër, Lindita Saja. Ata ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Fushë Krujë – Borizanë”, automjeti me drejtuese shtetasen M. K., rreth 30 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. S., rreth 50 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin I. S., nëna e tij, shtetasja B. S., rreth 85 vjeçe, si dhe janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja tjetër në automjetin me drejtues shtetasin I. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

aksident ne fushe kruje -thumane

Sondazh

Poll