Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Thumanë, një person humb jetën, 3 të tjerë mbeten të plagosur (EMRAT)

Të plagosurit janë dy shoferët Malvina Kani e Idriz Saja dhe pasagjerja tjetër Lindita Saja.

2 Korrik 2025, 11:38 Nga r.ll
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Thumanë,
pamje nga aksidenti

THUMANË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fushë Krujë-Thumanë. Sipas raportimeve, dy makina janë përplasur më njëra-tjetrën, ndërsa ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Borizanë. 

Bëhet me dije se një person ka humbur dhge tre të tjerë janë plagosur. Viktima raportohet se ishte pasagjere në një nga automjetet dhe është identifikuar si Bedrije Saja. 

Të plagosurit janë dy shoferët Malvina Kani e Idriz Saja dhe pasagjerja tjetër Lindita Saja. Tre të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

malvina kani aksident ne fushe kruje -thumane bedrije saja idriz saja lindita saja

Sondazh

Poll