Aktualitet

Ishin dënuar me 22 vite burg për vrasjen e Menduh Kurtdedës, Gjykata e Apelit kthen për rigjykim çështjen ndaj Marjeta Karajt dhe Gazmir Ngotës

Viktima u dhunua dhe më pas u dogj në zonën e Dajtit për një borxh prej 10 mijë euro lekë. Për këtë krim makabër është në burg edhe Gazmir Ngota i cili ishte dënuar me 22 burg dhe edhe për çështja është kthyer për rigjykim. Ndërkohë djali i saj Besmir Karaj vazhdon në kërkim.

2 Korrik 2025, 11:16 Nga N.F
Ishin dënuar me 22 vite burg për vrasjen e Menduh Kurtdedës,
Marjeta Karaj dhe Menduh Kurtdeda

TIRANË- Gjykata e Apelit prishi vendimin ndaj Marjeta Karaj dhe e ktheu çështjen për rigjykim në shkallën e parë. Marjeta Karaj ishte dënuar me 22 vjet burg për akuzën e vrasjes me dashje të Menduh Kurtdedës në 2017. 

Viktima u dhunua dhe më pas u dogj në zonën e Dajtit për një borxh prej 10 mijë euro lekë. Për këtë krim makabër është në burg edhe Gazmir Ngota i cili ishte dënuar me 22 burg dhe edhe për çështja është kthyer për rigjykim. Ndërkohë djali i saj Besmir Karaj vazhdon në kërkim.

Avokati Fran Dashi u shpreh se ky vendim është i duhuri sepse shkalla e parë rëndoi pozitat e klientes së tij duke e rënduar atë nga vrasje me dashje në vrasje në rrethana rënduese, duke mos u dhënë kohë të përgatiten për mbrojtjen e re.

Dyshohet se Besmir Karaj dhe shoku i tij, nën orientimin dhe udhëzimin e nënës së tij, Marjeta Karajt vranë 61-vjeçarin. Marjeta dhe Menduhu dyshohet se kishin patur një lidhje intime, përgjatë të cilës, ajo i kishte dhënë 10 milionë lekë të reja për hapjen e një shoqate, para që burri nuk ia kishte kthyer. Moskthimi i borxhit përfundoi me një krim makabër ku Kurt-Deda u lidh dhe u dogj përsëgjalli.

marjeta karaj

Sondazh

Poll