Aktualitet

Dyshohet për shpërdorim detyre, Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar

Pezullimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. 

2 Korrik 2025, 11:40 Nga N.F
Dyshohet për shpërdorim detyre, Gjykata e Durrësit pezullon nga
Foto

DURRËR- Gjykata e Durrësit ka marrë vendimin ditën e sotme për të pezulluar nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar, Hazbi Lika. Pezullimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. 

Vendimi i gjykatës u mor si pjesë e procedurave hetimore ndaj Likës, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësive të tij në këtë çështje. Lika u emëruar në krye të  Arsimit Parauniversitar në Durrës më maj të vitit 2022, që zëvendësoi juristen Ana Dhamo.

gjykata e durrësit hazbi lika

Sondazh

Poll