Dosja "Plumbi i artë", GJKKO urdhëron Prokurorinë që të dorëzojë dëshmitë e Erjon Alibejt gjatë vitit 2022
Foto TIRANË- Seanca e sotme në GJKKO për procesin e dosjes "Plumbi i artë" u shoqërua me një debat të fortë sa...
Prokurori i SPAK, Behar Dibra, kërkoi që avokatja Zotaj të zëvendësohet, pasi sipas tij kërkesat e saj janë të pabazuara dhe po shkaktojnë ndërprerje të përsëritura të seancave.
TIRANË- Seanca e procesit gjyqësor "Plumbi i Artë" është shoqëruar sot me tensione. Avokatja e Altin Ndocit, Elda Zotaj ka braktisur seancën pasi kërkoi përjashtimin e kryesueses së trupit gjykues, Engjëllushe Tahiraj.
Zotaj akuzoi Tahirajn se merr vendime pa u konsultuar me anëtarët e tjerë të trupës dhe merr parasysh vetëm kërkesat e organit të akuzës. Si pasojë u vendos ndërprerja e seancës gjyqësore.
Lidhur me këtë, prokurori i SPAK, Behar Dibra, kërkoi që avokatja Zotaj të zëvendësohet, pasi sipas tij kërkesat e saj janë të pabazuara dhe po shkaktojnë ndërprerje të përsëritura të seancave.
“Duhet të merret një vendim për të zëvendësuar avokaten, qoftë kryesisht. Kjo është bërë shkak për ndërprerjen e seancës për herë të disatë,” deklaroi Dibra.
Prokurorja Doloreza Musabelli e cilësoi gjithashtu kërkesën e Zotajt si të pabazuar ligjërisht dhe kërkoi që të caktohet masa maksimale ndaj avokates, si dhe që Dhoma e Avokatëve të njoftohet për rastin. Ajo kërkoi gjithashtu ndërprerjen e seancave për shkak të mungesës së mbrojtjes ligjore për të pandehurin Altin Ndoci. Në përfundim, Gjykata e Posaçme vendosi zëvendësimin e avokates Elda Zotaj me avokaten Pranvera Doci.
Prokuroria e Posaçme po vijon procesin për dosjen e bujshme, ku ka disa të pandehur. Nuredin Dumani është në cilësinë e të penduarit, si bashkëpunëtor i SPAK, duke zbardhur të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera në një dekadë, si dhe porositë që merrte për ekzekutime, me pagesa deri në 200 mijë euro. Erjon Alibej gjithashtu është bashkëpunëtor i drejtësisë.
Foto TIRANË- Seanca e sotme në GJKKO për procesin e dosjes "Plumbi i artë" u shoqërua me një debat të fortë sa...
I moshuari TIRANË- 78-vjeçari, Lekë Ndreshaj prej 21 ditësh është zhdukur në rrethana misterioze në fshatin ...
Vodafone Albania Një tjetër hap gjigant është ndërmarrë, për sovranitetin dixhital europian. Vodafone Group dhe AST Spac...
foto ilustruese TIRANË- Një 86-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë pasi ka rënë aksidentalisht nga lartësia e p...
Aksidenti VLORË- Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në rrugën Transballkanike. Mësohet se një mje...
malko, duka TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet ditën e sotme seanca gjyqësore në ngarkim të të pandehu...
Foto KOSOVË- Procesi i ndërtimit të dy urave në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër – përmes s&e...
zamir meta FIER- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë në Patos të Fierit, ku një 36-vjeçar &eu...
Zamir Meta FIER- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Fierit. Një babai 36-vjeçar në fshatin Sheqishtë...
zamir dhe juela meta FIER- Një ngjarje e rëndë është raportuar në Fier, ku një baba akuzohet se ka abuzuar seksualisht m...