Bota

FOTO+VIDEO/ Retë dhurojnë spektakël në Portugali, fenomeni i veçantë lë me gojë hapur pushuesit në bregdet

Pamje dhe video të reve qe kanë pushtuar plazhin teksa duken si cunami janë duke bërë xhiron e rrjetit.

1 Korrik 2025, 11:09 Nga N.F
FOTO+VIDEO/ Retë dhurojnë spektakël në Portugali, fenomeni i
Portugali

PORTUGALI- Portugalia teska po përballet me një valë të nxehti me temperatura që arrijnë në 42°C është kthyer në qendër të vëmendjes pasi një fenomen i veçantë ka mahnitur dhe habitur ndjekësit në rrjetet sociale. Pamje dhe video të reve qe kanë pushtuar plazhin teksa duken si cunami janë duke bërë xhiron e rrjetit.

 
 

I nxehti shkaktoi një sërë fenomenesh të motit të paqëndrueshëm në Portugali, duke përfshirë shira të rrëmbyeshëm, stuhi të dhunshme dhe breshër. Këto fenomene ishin më intensive në brendësi të vendit. Të dielën, qindra pushues në diell u habitën nga një re e dendur si cunami që dilte nga oqeani dhe po shkonte drejt plazhit. Fenomeni, një re e valëzuar, goditi disa plazhe përgjatë bregdetit portugez pasdite.

Pamjet ajrore kapën pamjen mbi Cabo da Roca. Ky fenomen i rrallë meteorologjik ndodh kur masat ajrore me temperatura të kundërta dhe flladet e detit bashkëveprojnë, duke formuar një valë të trashë resh.

portugali

Sondazh

Poll