Bota

Sulmoi adoleshentin, burri në Australi grushton peshkaqenin teksa të rinjtë tërheqin drejt bregut të plagosurin (VIDEO)

Djali pësoi lëndime në krahun e djathtë, kyçin e dorës dhe këmbën e djathtë. Pamjet filmike treguan peshkaqenin dy metra të gjatë që fshihej pranë bregut ndërsa kalimtarët e tërhoqën adoleshentin nga uji.

1 Korrik 2025, 09:10 Nga N.F
Sulmoi adoleshentin, burri në Australi grushton peshkaqenin teksa të
Pamje

AUSTRALI- Një pushues u hodh në ujë duke goditur me grusht një peshkaqen disa sekonda pasi ai sulmoi një adoleshent. Një videon e publikuar duket djali 16-vjeçar i cili tërhiqet në ujë nga njerëzit pasi u sulmuar. Ai po notonte në plazhin Cabarita në bregun verior të New South Wales të Australisë dielën pasdite.

Djali pësoi lëndime në krahun e djathtë, kyçin e dorës dhe këmbën e djathtë. Pamjet filmike treguan peshkaqenin dy metra të gjatë që fshihej pranë bregut ndërsa kalimtarët e tërhoqën adoleshentin nga uji.

Një shpëtimtar i guximshëm u pa duke vrapuar në ujë dhe duke e goditur me grusht peshkaqenin ndërsa kalimtarët e tjerë të plazhit ikën.

Një dërrasë surfi u përdor si barelë e improvizuar për ta transportuar adoleshentin. Ai u dërgua në një parking aty pranë, ku dy mjekë jashtë detyrës ndihmuan për të ndaluar gjakderdhjen. Adoleshenti u transportua me helikopter në spitalin Gold Coast, ku ai mbetet në një gjendje të rëndë, por të qëndrueshme. 

australi peshkaqen

Sondazh

Poll