1 Korrik 2025, 10:01
Nga N.F
Kos
SHKUP- Në Shkup janë mbledhur liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos. Ata do të diskutojnë për Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Në takimin me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, marrin pjesë kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, të Bosnjës dhe Hercegovinës, të Kosovës, të Malit të Zi, të Serbisë dhe të Shqipërisë. Në kuadër të takimit do të zhvillohen dy panele. I pari do t'i kushtohet Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, kurse i dyti do t'u kushtohet mekanizmave specifikë dhe mbështetjes për zbatimin e Planit të Rritjes.
Çfarë ofron Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor?
Plani i Rritjes parashikon mbështetje financiare prej gjashtë miliardë eurosh, nga të cilat dy miliardë janë grante dhe katër miliardë kredi të buta të ofruara nga BE-ja për reforma dhe investime në fusha si energjia, transporti dhe transformimi digjital me qëllim që të rritet prosperiteti dhe stabiliteti në rajon.
Plani bazohet në katër shtylla: forcimi i integrimit ekonomik në tregun e njësuar të BE-së; forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimi i reformave thelbësore dhe rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat.
Zhbllokimi i fondeve nga Plani i Rritjes
Në qendër të vëmendjes të samiti të Shkupit janë reformat kyç për të "zhbllokuar” ndarjen e fondeve nga Plani i Rritjes, të cilat sjellin përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate për anëtarësim në BE para pranimit të tyre në BE. Nga Plani i Rritjes kanë marrë fondet e para të parafinancimit të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përveç Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.
Në Shkup do të diskutohet edhe për fusha të reja të bashkëpunimit si mbrojtja e konsumatorëve, turizmi dhe rruga drejt tregut të përbashkët, i cili do të përshpejtonte integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët të BE-së.
Takimi Mickoski-Kos
Pas një takimi që kishte pasur me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, kryeministrit Hristijan Mickovski tha: "Theksova vendosmërinë e fortë të qeverisë për t'u integruar në BE, me dinjitet dhe përmes zbatimit të reformave të konsiderueshme në fushat e sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe transformimit digjital”.
Komisionerja Kos përshëndeti në takim agjendën e reformave të qeverisë së Shkupit dhe konfirmoi mbështetjen e Komisionit Evropian për progresin e rajonit në rrugën evropiane./ DW
be kos plani i rritjes ballkani perendimor
Bota
1 Korrik 2025, 09:10
N.F
Pamje
AUSTRALI- Një pushues u hodh në ujë duke goditur me grusht një peshkaqen disa sekonda pasi ai sulmoi një adoleshent. Një...
Bota
1 Korrik 2025, 09:02
N.F
Foto
TURQI- Autoritetet turke kanë arrestuar ish-kryebashkiakun e Izmirit, Tunç Soger, si pjesë e hetimit të Prokuroris&eum...
Bota
1 Korrik 2025, 08:54
r.ll
donald trump
SHBA- I dhënë pas biznesit, presidenti amerikan Donald Trump ka hyrë fuqishëm edhe në botën e kozmetikës. M...
Bota
1 Korrik 2025, 08:40
N.F
Foto
IRAN- Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, e përjashtoi mundësinë për rinisjen e shpejtë të bisedimeve me Sh...
Bota
1 Korrik 2025, 08:23
N.F
Foto
TURQI- Autoriteti fetar turk, Diyanet mund të ndalojë përkthimet e Kuranit që i konsideron të papajtueshme me parimet islame....
Bota
1 Korrik 2025, 08:22
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Armëpushimi i ndërmjetësuar nga Uashingtoni nuk e ka shmangur kërcënimin prej sulmeve kibernetike, njoftuan ...
Bota
1 Korrik 2025, 08:04
N.F
Foto
EVROPË- Temperaturat e larta dhe vapa, që do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim, mund të shkaktojnë s&eum...
Bota
1 Korrik 2025, 07:54
N.F
Zjarr
TURQI- Zjarret po shpërthejnë në mënyrë të pakontrollueshme në tre provinca të Turqisë, nd&eum...
Bota
1 Korrik 2025, 07:42
N.F
Foto
TURQI- Publikimi i një karikaturë në revistën Leman, në të cilën dyshohet se është paraqitur Profeti Muha...
Bota
1 Korrik 2025, 07:46
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të shkurtuar pjesën më të madhe të fondeve të SHBA...