Bota

Si dizajni 500-vjeçar i Leonardo Da Vinçit po ndihmon studiuesit për krijimin e dronëve modernë pa zhurmë?

Dronët prodhojnë një tingull të dallueshëm me frekuencë të lartë ndërsa helikat e tyre përhapen në ajër prandaj studiues po kërkojnë të gjejnë zgjidhjen që ato të mos bëjnë aq shumë tinguj e zhurmë.

1 Korrik 2025, 10:35 Nga N.F
Si dizajni 500-vjeçar i Leonardo Da Vinçit po ndihmon
Vida Ajrore

SHBA- Dizajni i "Vidës ajrore" e Leonardo da Vinci mund të ndihmojë në zhvillimin e dronëve modernë më të qetë dhe më efikasë. Një studim i ri nga studiuesit në Universitetin Johns Hopkins në SHBA sugjeron se një pajisje e projektuar nga Da Vinci më shumë se 500 vjet më parë mund të jetë çelësi për zhvillimin e teknologjisë së dronëve më të qetë. Dronët prodhojnë një tingull të dallueshëm me frekuencë të lartë ndërsa helikat e tyre përhapen në ajër prandaj studiues po kërkojnë të gjejnë zgjidhjen që ato të mos bëjnë aq shumë tinguj e zhurmë.

"Vida ajrore", siç e quajti shpikësi dhe artisti në një dorëshkrim të viteve 1486-1490, është një nga modelet më të hershme të njohura për një helikë që prodhon forcë ngritjeje. Megjithatë, performanca e saj aerodinamike dhe aeroakustike ka marrë vëmendje të kufizuar shkencore. Në hulumtimin e tyre, Dr. Rajat Mittal dhe ekipi i tij simuluan forcat aerodinamike dhe emetimet akustike të një droni modern bazuar në projektin e da Vinçit.

Zhurma e prodhuar nga dronët modernë shkaktohet nga turbulencat e ajrit rreth majës së helikave, me tehet e tyre të sheshta. Studiuesit besojnë se helikat e Leonardos, të cilat janë në formë vide dhe kanë një teh të vetëm, mund t'i shpërndajnë këto turbulenca ajri dhe ta zbehin zhurmën.

Studiuesit kryen simulime kompjuterike, duke vlerësuar ngritjen, fuqinë mekanike dhe emetimet akustike të një dizajni të tillë në kushte të ndryshme të rrjedhës së ajrit. Më pas ata krahasuan rezultatet me ato të një helike tipike me dy tehe që prodhon ngritje të ngjashme.

Ata zbuluan se zbatimi modern i dizajnit të da Vinçit prodhonte më pak zhurmë për të njëjtën ngritje. Sipas studimit helika shfaq konsum të energjisë mekanike dhe intensitet akustik për njësi ngritjeje dukshëm më të ulët. Gjeometria spirale e helikës shtyp bashkëveprimin midis tehut të helikës dhe turbulencës së ajrit dhe, për rrjedhojë, zhurmën që ajo gjeneron. Studiuesit shpresojnë të studiojnë më tej integritetin strukturor dhe stabilitetin e dizajnit të Leonardo-s përpara se të bëhet baza për dronë të rinj e të heshtur.

vida ajrore da vinci

Sondazh

Poll