Bota

"Victory 45-47", Trump lançon linjën e tij të parfumeve: Simbolizon fitoren, fuqinë dhe suksesin për burrat dhe gratë

Aroma e re është në dispozicion me një çmim prej 249 dollarësh.

1 Korrik 2025, 08:54 Nga r.ll
"Victory 45-47", Trump lançon linjën e tij të
donald trump

SHBA- I dhënë pas biznesit, presidenti amerikan Donald Trump ka hyrë fuqishëm edhe në botën e kozmetikës. Me një aromë që premton fitore, fuqi dhe shkëlqim, presidenti amerikan prezantoi linjën e tij të re të parfumeve të hënën në mbrëmje nëpërmjet Truth Social: "Victory 45-47". Sigurisht, numrat nuk janë të rastësishëm pasi i referohen mandateve të tij presidenciale.

"Parfumet Trump janë këtu. Ato quhen 'Victory 45-47' sepse simbolizojnë Fitoren, Fuqinë dhe Suksesin - për burrat dhe gratë", deklaron ai.

"Bleni një shishe për veten tuaj dhe mos harroni të merrni një për të dashurit tuaj. Shijojeni, argëtohuni dhe vazhdoni të fitoni!" shton ai më tej.

"Victory 45-47", Trump lançon linjën e tij të

Linja e re vjen në dy versione, “ikonike” dhe “edicion i limituar”,  dhe çmimi i secilë është 249 dollarë. “Victory 45-47” i bashkohet koleksionit të aromave karakteristike të Trump, i cili u lançua në dhjetor. Aroma për femra cilësohet si simbol i “besimit, bukurisë dhe vendosmërisë së palëkundur”, ndërsa kolonja për meshkuj u drejtohet “burrave që udhëheqin me forcë, besim dhe qëllim”. Lançimi i aromave është sipërmarrja më e fundit e ish-presidentit, duke shtuar një produkt tjetër në listën e gjatë të produkteve që ai ka lançuar që nga ringjallja e tij politike.

donald trump

Sondazh

Poll