Aktualitet

Zjarr pranë vendgrumbullimit të mbetjeve në Nartë të Vlorës, zjarrfikëset në vendin e ngjarjes

Sipas informacioneve paraprake, janë aty ndodhen materiale plastike. Gjithashtu mësohet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për vënien e situatës nën kontroll.

30 Qershor 2025, 21:54 Nga M.B
Zjarr pranë vendgrumbullimit të mbetjeve në Nartë të
Foto ilustruese

VLORA- Një zjarr ka rënë në Jalli të Nartës në vendgrumbullimin e inerteve ku hidhen dhe goma makine. Sipas informacioneve paraprake, janë aty ndodhen materiale plastike. Gjithashtu mësohet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për vënien e situatës nën kontroll.

Edhe disa ditë më parë në fushën e mbetjeve, pranë fushës së inerteve, u regjistrua një rast i ngjashëm që krijoi një situatë të rënduar për qyetin e Vlorës.

vlora

Sondazh

Poll