Aktualitet

Takimi në ambasadën kineze pa protokoll zyrtar u bë "mollë sherri"! AKU në "trazira", valë shkarkimesh në institucion

Drejtori i Menaxhimit të Riskut Martin Jorgaqi dhe Drejtori i Komunikimit të Riskut dhe Monitorimit Leonard Muskaj kanë dhënë dorëheqjen.

30 Qershor 2025, 21:23 Nga M.B
Takimi në ambasadën kineze pa protokoll zyrtar u bë
Foto ilustruese

TIRANA- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është përfshirë në një vorbull shkarkimesh. Mësohet se "trazirat" vijnë në AKU largimit të 2 drejtuesve më të rëndësishëm, ndërkohë priten shkarkime të tjera në ditët në vijim. Ora News shkruan se Drejtori i Menaxhimit të Riskut Martin Jorgaqi dhe Drejtori i Komunikimit të Riskut dhe Monitorimit Leonard Muskaj kanë dhënë dorëheqjen.

Bëhet me dije se dorëheqja e tyre erdhi pasi në kundërshtim me protokollin zyrtar kanë zhvilluar një takim në ambasadën Kineze pa vënë në dijeni Ministren Anila Denaj dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme. Momentalisht nuk dihet arsyeja e vizitës së 2 drejtuesve të AKU në ambasadën Kineze.

Sipas Ora News, pas mbledhjes me dyer të mbyllura, Jorgaqi dhe Muskaj kanë dhënë dorëheqjen. Raportohet gjithashtu se edhe Drejtori i Komanduar i AKU Manush Kullolli ishte në dijeni të këtij takimi, por nuk ka informuar eprorët. Përplasje ka patur edhe me herët midis Denajt dhe Drejtorit AKU Manush Kullolli, kjo pasi Ministria nuk i ka aprovuar listën me 60 persona që Kullolli i ka venë në dispozicion për krijimin e Task Forcës në AKU.

aku

Sondazh

Poll