Aktualitet

“Nuk isha unë”, qytetari kthehet në ‘përgjigjen’ e aksidentit enigmatik në Berat

Ky i fundit shprehet në emisionin “Stop” në Tv Klan se nuk ka bërë asnjë aksident dhe atë ditë ka dalë nga shtëpia rreth orës 17:00 e në rrugën e aksidentit ka kaluar më vonë sesa koha e përplasjes së zonjës.

30 Qershor 2025, 21:27 Nga E. D
“Nuk isha unë”, qytetari kthehet në
foto ilustruese

BERAT- Në Berat më 21 mars 2025, rreth orës 18:30 është përplasur një shtetase nga një makinë. Disa ditë më pas policia shoqëroi dhe i sekuestroi automjetin “Opel Astra”, qytetarit Emiljano Vera. Ky i fundit shprehet në emisionin “Stop” në Tv Klan se nuk ka bërë asnjë aksident dhe atë ditë ka dalë nga shtëpia rreth orës 17:00 e në rrugën e aksidentit ka kaluar më vonë sesa koha e përplasjes së zonjës.

Një dëshmitar që është afruar tek e aksidentuara thotë se një tjetër person, i ndodhur në vendngjarje, i ka thënë që makina që e aksidentoi ishte një “Peugeot” e një punonjësi policie. Vetë zonja tregon se i thanë që në makinë ka qenë një djalë i ri dhe nga makina ka zbritur një vajzë. Por ajo vetë nuk ka mundur të shohë dhe të identifikojë asgjë.

Momenti i aksidentit është filmuar nga një celular dhe mund të bëhet fjalë për një makinë “Opel Astra”, por nuk identifikohet targa./tvklan.al

Sondazh

Poll