30 Qershor 2025, 12:26
Nga r.ll
pamje nga operacionet ne banjske
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se të akuzuarit për sulmin në Banjskë gjenden shumë afër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, madje, sipas tij, më afër sesa mbrojtja e tij e afërt. Kurti kërkoi sërish që ata t’iu dorëzohen autoriteteve kosovare.
Kurti i bëri këto komente gjatë një ngjarjeje të hënën, pasi në rrjetet sociale u publikuan pamje dhe fotografi që shfaqnin disa persona para ndërtesës së Presidencës së Serbisë, gjatë protestës së së shtunës, për të cilët pretendohet se janë të akuzuar për sulmin e armatosur në Banjskë. Radio Evropa e Lirë po verifikon identitetin e tyre. Kurti tha se kjo dëshmon se ekzekutivi i tij ka pasur të drejtë kur ka shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” më 2023.
“Në Banjskë të Zveçanit, në fund të shtatorit e vranë rreshterin tonë policor, Afrim Bunjaku, dhe ne kërkojmë dorëzimin e kryekriminelit, kryeterroristit Millan Radoiçiç me 44 paramilitarë të tjerë të cilët morën pjesë në sulmin terrorist e kriminal të shtatorit të vitit 2023. Tash, të njëjtit janë më afër sesa mbrojtja e afërt e presidentit të Serbisë [Aleksandar Vuçiç]”, tha Kurti gjatë një deklarimi për gazetarë në Bardhosh të Prishtinës.
Sipas tij, imazhet e kapura para ndërtesës së Presidencës serbe, tregojnë se sulmi në Banjskë më 2023 u krye nga një grup “kriminal e terrorist” që ishte “i dirigjuar, financuar nga Beogradi” dhe, siç tha Kurti, nuk ishte grup huliganësh.
“Janë njerëz të cilët janë ushtruar në Serbi, i marrin urdhrat prej andej dhe kanë bërë agresion në Kosovë. Ata duhet t’i dorëzohen Kosovës. Kjo flet se ne kemi pasur gjithçka të drejtë dhe tregon gjithçka për regjimin e Beogradit, i cili në njërën anë vepron kësisoj për shkak se i mohon krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, e në anën tjetër vetëm sa e rrit bashkëpunimin me Kremlinin, me presidentin despotik, Vladimir Putin”, tha Kurti.
Në Kosovë është duke u zhvilluar gjykimi për rastin e Banjskës ndaj tre personave, ndërkaq në aktakuzën për sulmin e armatosur janë përfshirë 45 persona. Gjatë këtij sulmi ishte vrarë polici Afrim Bunjaku. Ndërkaq, gjatë këmbimit të zjarrit me grupin e serbëve të armatosur u vranë edhe tre sulmues serbë. Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë.
Për Radoiçiçin dhe 41 të akuzuarit e tjerë të këtij rasti, që ndodhen në arrati, prokurorët kishin kërkuar gjykim në mungesë, por Gjykata Themelore e ka hedhur poshtë kërkesën e tyre si të “pabazuar”. Serbia mohon akuzat e Kosovës se Beogradi qëndron prapa sulmit të armatosur në Banjskë, që Prishtina e cilëson si terrorist. Kosova vazhdimisht i ka kërkuar Serbisë që t’i dorëzojë personat e akuzuar për rastin në Banjskë. Thirrje që ata të përballen me drejtësinë ka bërë edhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara./REL
albin kurti aleksander vucic sulmi ne banjske
Politike
30 Qershor 2025, 12:08
r.ll
fatmir mediu
TIRANË- Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka mbajtur fjalën e tij në takimin e Asamblesë Parlamentare t&eum...
Politike
30 Qershor 2025, 11:25
r.ll
sali berisha
TIRANË Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me nisjen e procesit gjyqësor për çështj...
Politike
30 Qershor 2025, 11:06
r.ll
gjykata e posacme
TIRANË- Genc Gjokutaj, avokati i kreut të PD-së Sali Berishës, dha një deklaratë të shkurt&e...
Politike
30 Qershor 2025, 10:52
N.F
Foto
FIER- Pas rinumërimit të votave në Qarkun e Tiranës sot ka nisur zyrtarisht rinumërimi i votave në Qarkun Fier. Sot &eum...
Politike
30 Qershor 2025, 10:52
r.ll
jamarber malltezi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi foli për mediat pasi Gjykata e Posaçme ...
Politike
30 Qershor 2025, 10:33
r.ll
sali berisha, jamarber malltezi
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 21 korrik seancën për çështjen ...
Politike
30 Qershor 2025, 10:25
N.F
Foto
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të mbahet seanca e parë gjyq&e...
Politike
30 Qershor 2025, 10:05
r.ll
jamarber malltezi
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 7 korrik seancën në ngarkim të Jamarb&eum...
Politike
30 Qershor 2025, 09:56
r.ll
elsa ulliri
TIRANË- Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Elsa Ulliri ka kërkuar dorëheqjen nga procesi i gjykimit të dosj...
Politike
30 Qershor 2025, 09:27
N.F
Beyer
GJERMANI- Deputeti gjerman, Peter Beyer gjatë fjalës së tij në Bundestag ka kërkuar që në veri të Kosovë...