Politike

Nis sot gjyqi për dosjen "Partizani", gjyqtarja Elsa Ulliri kërkon dorëheqjen nga gjykimi: Jam kushërirë me deputeten Andia Ulliri

Elsa Ulliri ishte caktuar gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.

30 Qershor 2025, 09:56 Nga r.ll
Nis sot gjyqi për dosjen "Partizani", gjyqtarja Elsa Ulliri
elsa ulliri

TIRANË- Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Elsa Ulliri ka kërkuar dorëheqjen nga procesi i gjykimit të dosjes "Partizani" që nis ditën e sotme. Në dorëheqjen e paraqitur te drejtuesi i GJKKO, Erion Bani prej 10 ditësh, ajo ka  argumentuar si arsye se është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri.

Elsa Ulliri ishte caktuar gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloj. Ndërkohë nuk dihet ende nëse është pranuar apo jo kërkesa.

Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme nis procesi gjyqësor për dosjen "Partizani" në ngarkim të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi dhe tre personave të tjerë.  Berisha dhe Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues.

Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” 

elsa ulliri gjkko dosja partizani

Sondazh

Poll