Politike

Kërkesa e gjyqtares Ulliri për dorëheqje nga gjykimi/ Gjokutaj: Muhabete korridoresh! GJKKO: Çdo vendimmarrje do të njoftohet në seancën e 21 korrikut

Gjyqtarja e Posaçme kishte kërkuar dorëheqjen nga procesi i gjykimi me argumentin se ishte kushërirë me deputeten demokrate, Andia Ulliri. 

30 Qershor 2025, 11:06 Nga r.ll
Kërkesa e gjyqtares Ulliri për dorëheqje nga gjykimi/ Gjokutaj:
gjykata e posacme

TIRANË- Genc Gjokutaj, avokati i kreut të PD-së Sali Berishës, dha një deklaratë të shkurtër për mediat pasi Gjykata e Posaçme shtyu seancën për çështjen "Partizani". Lidhur me kërkesën e gjyqtares Elsa Ulliri për dorëheqje nga gjykimi i çështjes, Gjokutaj tha se ajo ishte sot dhe drejtoi seancën, ndërsa shtoi se një vendim për këtë duhet të ishte marrë. 

“Ajo ishte në seancë. Për sa kohë që një gjyqtare bën muhabete në korridore dhe vjen drejton seancën janë historira të tejkaluara. Unë se di këtë fakt, ajo sot ka drejtuar seancën gjyqësore. 10 ditë përpara që është bërë kjo kërkesë, nuk duhej lënë të vinte dita e gjykimit dhe do ishte marrë një vendim. Duhet të ishte marrë.”, tha ai.  

Ndërkohë një reagim për mediat ka pasur edhe nga Gjykata e Posaçme për kërkesën e gjyqtares Ulliri. Kjo e fundit kishte kërkuar dorëheqjen nga procesi i gjykimi me argumentin se ishte kushërirë me deputeten demokrate, Andia Ulliri. 

NJOFTIMI I GJKKO:

Nisur nga interesi i lartë nga ana juaj për t’u informuar nëse gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesë për dorëheqje nga çështja penale në ngarkim të të pandehurve Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, etj…, me porosi të Zëvendëskryetarit të Gjykatës Z. Erjon Bani, ju bëjmë me dije se lidhur me këtë pjesë do të informoheni në seancën gjyqësore të rradhës, datë 21.07.2025, ora 10:30, ku trupi gjykues do të relatojë në seancë nëse është paraqitur ndonjë kërkesë e tillë si dhe vendimmarrja e titullarit, në rast se ka pasur vendimmarrje.

gjkko genc gjokutaj elsa ulliri

Sondazh

Poll