Politike

Nis sot gjykimi i dosjes "Partizani", Berisha mungon në seancë, të pranishëm vetëm Malltezi dhe Begeja

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit dhe u përfaqësua nga avokatët Genc Gjokutaj dhe Klodiana Gjyzari.

30 Qershor 2025, 10:25 Nga N.F
Nis sot gjykimi i dosjes "Partizani", Berisha mungon në
Foto

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të mbahet seanca e parë gjyqësore në themel për çështjen “Dosja Partizani”. Në këtë seancë, SPAK u përfaqësua nga prokurori Arben Kraja, ndërsa mungoi prokurorja tjetër e çështjes, Enkeleda Millonai. Mësohet se ajo ka munguar për arsye shëndetësore.

Të pranishëm në seancë janë Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit dhe u përfaqësua nga avokatët Genc Gjokutaj dhe Klodiana Gjyzari. Gjyzari u shpreh se njoftimi për seancën gjyqësore i është dërguar Berishës vetëm ditën e premte dhe është firmosur nga Malltezi. Sipas saj, koha për njoftim ka qenë e pamjaftueshme dhe ata nuk kanë pasur kontakte me klientin gjatë kësaj periudhe.

Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues.

Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” 

berisha

Sondazh

Poll