Politike

“Jemi me ju krah për krah”, Yuri Kim zgjedh të flasë shqip: Faleminderit shumë (VD)

27 Janar 2020, 12:24 Nga DOSJA
“Jemi me ju krah për krah”, Yuri Kim zgjedh të flasë

TIRANË- Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, në fjalën e parë publike në Shqipëri ka zgjedhur që të flasë shqip. Mes shiut, Yuri Kim, tha se ka ardhur në Shqipëri për të ndihmuar vendin drejt anëtarësimit në BE dhe vijimit të reformave.

Por Kim shtoi se SHBA që prej vitit 1921 ka qenë në krah të Shqipërisë dhe do vijojë të jetë gjatë. “Dua tu them edhe njëherë që jemi me ju krah për krah. Faleminderit shumë”, tha në shqip ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri.

Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,Yuri Kim ka marrë sot zyrtarisht detyrën.Ajo ka dorëzuar sot zyrtarisht letrat kredenciale për marrjen e detyrës pranë presidentit të Republikës, Ilir Meta. Ajo ka takuar kreun e shtetit, Ilir Meta, i cili lidhur me takimin ka shprehur kënaqësinë për takimin me të dërguarën e re të SHBA-ve. Më tej, Meta ka shtuar se SHBA është i partner i pazëvendësushëm për Shqipërinë, me të cilin vendi ynë ka përballuar të gjitha sfidat.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta yuri kim yuri kim mberrin ne tirane ilir meta yuri kim yuri kim mberrin ne tirane

Sondazh

Poll