Aktualitet

"Dëm i madh, po rrezikohen shtëpitë"/ Zjarri në fshatin Hoshtimë, banori: U thaftë ajo dorë që e ka vënë!

Një banor i fshatit është shprehur se dëmi është i madh, ndërkohe që zjarri ende është aktiv. banori shprehet gjithashtu se po rrezikohen shtëpitë dhe ullinjtë po digjen. 

29 Qershor 2025, 17:27 Nga E. D
"Dëm i madh, po rrezikohen shtëpitë"/ Zjarri në
banori

VLORË- Fshati Hoshtimë i Vlorës u përfshir nga një vatër zjarri ditën e sotme, ku flakët janë përhapur në ullishte, si dhe pranë banesave. Një banor i fshatit është shprehur se dëmi është i madh, ndërkohe që zjarri ende është aktiv. banori shprehet gjithashtu se po rrezikohen shtëpitë dhe ullinjtë po digjen. 

“U thaftë ajo dorë që ka vënë zjarr dhe dëm I madh na u bë. Të gjitha pyjet u shuan. Po rrezikohen shtëpitë… e të gjitha, ullinjtë po digjen. Varrezat e dogjën, me selvi, e me të gjitha. Është bërë dëm i madh,” tha banori. 

zjarri ne vlore

Sondazh

Poll