Aktualitet

Dyshohet se u mbyt në det, gjendet trupi i pajetë 50-vjeçarit në Durrës

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

29 Qershor 2025, 15:42 Nga E. D
Dyshohet se u mbyt në det, gjendet trupi i pajetë 50-vjeçarit
foto ilustruese

DURRË- Një 50-vjeçar është mbytur në detin e Durrësit. Policia gjithashtu njofton se se trupi i pajetë i 50-vjeçarit është gjetur në det, ndërsa dyshimet e para është se vitkima mund të jetë mbytur. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në zonën e Sektorit Rinia, është gjetur në det, trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi është mbytur në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

durres

Sondazh

Poll