Aktualitet

Zjarri masiv te tregu ambulant në Durrës/ Dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes, flakët përfshijnë dyqanet me struktura llamarine

Mësohet se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. 

29 Qershor 2025, 16:38 Nga E. D
Zjarri masiv te tregu ambulant në Durrës/ Dalin PAMJET nga vendi i
pamje nga vendngjarja

DURRËS- Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme tregun ambulant në zonën e plazhit në Durrës. Mësohet se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjithashtu makinat zjarrfikëse të qytetit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz. 

Siç shihet edhe në pamje disa qytetarë po mundohen të shpëtojnë malli. Gjithashtu tregu duket i gjithi i mbuluar nga flakët dhe tymi.

përfshihet nga flakët tregu ambulant në durrës

Sondazh

Poll