Aktualitet

"Humbi jetën pasi tentoi të dëmtojë konkurentët!" Biznesmenit në Sarandë i shpërtheu eksplozivi aksidentalisht, miku i tij lirohet nga qelia

Asokohe u raportua se  Nelaj bashkë me shokun e tij kishin planifikuar dhe ishin nisur të vinin eksploziv në një anije që operon në linjën Sarandë-Korfuz, për motive konkurrence.

29 Qershor 2025, 15:23 Nga M.B
"Humbi jetën pasi tentoi të dëmtojë
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për Erdion Muhon (nën akuzën e bashkëpunimit në tentativën për shkatërrimin me lëndë eksplozive të anijes “Finikas”), nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Sipas akuzës,, lënda plasëse shpërtheu para kohe, duke i marrë jetën Armandi Nelajt, i cili dyshohet se po vendoste tritolin. Ngjarja, e ndodhur muaj më parë, dyshohet të ketë ndodhur për motive konkurrence biznesi.

Asokohe u raportua se  Nelaj bashkë me shokun e tij, Muhon, kishin planifikuar dhe ishin nisur të vinin eksploziv në një anije që operon në linjën Sarandë-Korfuz, për motive konkurrence.

Gjatë tranportimit të eksplozivit për te anija me gomone, lënda plasëse ka shpërthyer gabimisht, duke lënë kështu të vdekur Nelajn. 

 

 

erdion muho

Sondazh

Poll