Aktualitet

E rëndë në Itali, 59-vjeçari shqiptar humb jetën pasi bie nga 100 metra lartësi

Në vendngjarje ndërhynë forcat e policisë, karabinierët, një helikopter dhe ekipet e shpëtimit, por, fatkeqësisht për Iljazin nuk mund të bëhej më asgjë. 

29 Qershor 2025, 16:34 Nga M.B
E rëndë në Itali, 59-vjeçari shqiptar humb jetën pasi
Foto ilustruese

ITALIA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali ku shqiptari Gëzim Iljazi, 59 -vjeç, banues në provincën e Rovigos ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një lartësi prej rreth 100 metrash në mal.

Mediat italiane shkruajnë se në momentin e aksidentit, 59-vjeçari po ngjiste i vetëm rrugën pranë ujëvarave të Stulles, në provincën e Bolzanos.

Dëshmitarët okularë treguan se fillimisht panë të binte çanta e tij dhe më pas vetë viktima. Në vendngjarje ndërhynë forcat e policisë, karabinierët, një helikopter dhe ekipet e shpëtimit, por, fatkeqësisht për Iljazin nuk mund të bëhej më asgjë. 

italia

Sondazh

Poll