Aktualitet

I dënuar për vrasje, rrëmbim, kanosje dhe armëmbajtje/ Arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

Ervis Çela u kap në Qeparo, Himarë, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

29 Qershor 2025, 14:02 Nga E. D
I dënuar për vrasje, rrëmbim, kanosje dhe armëmbajtje/
foto ilustruese

ELBASAN- Një 41-vjeçar i dënuar për vrasje, rrëmbim, kanosje dhe armëmbajtje është arrestuar në Elbasan. Ervis Çela u kap në Qeparo, Himarë, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Ervis Çela, banues në Peqin, ishte shpallur në kërkim pas një vendimi të Gjykatës së Elbasanit, e cila ka njohur një vendim të formës së prerë të Gjykatës italiane, duke e dënuar atë me 21 vjet burgim dhe nga ky dënim Çelës i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 11 muaj dhe 16 ditë.

Konkretisht Ervis Çela akuzohet për “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, mbetur në tentativë, “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Njoftimi i Policisë: 

I dënuar për krime kundër jetës dhe personit, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari. 41-vjeçari u kap në Qeparo, Himarë, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan ekzekutuan urdhrin e Prokurorit për ndalimin e shtetasit Ervis Çela, 41 vjeç, banues në Peqin, pasi Gjykata e Elbasanit ka njohur dënimin e Gjykatës së Italisë dhe e ka dënuar këtë shtetas me 21 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 11 muaj dhe 16 ditë burgim, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, mbetur në tentativë, “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

ervis Çela

Sondazh

Poll