Aktualitet

EMRI/ Grabitet një biznes gjatë natës në Lushnje, vihet në pranga autori, në kërkim bashkëpunëtori

Konkretisht në pranga ka rënë Ergest Prençe, ndërsa në kërkim u shpall në kërkim u shpall 34-vjeçari me iniciale O.D. 

29 Qershor 2025, 10:33 Nga E. D
EMRI/ Grabitet një biznes gjatë natës në Lushnje, vihet
foto ilustruese

LUSHNJE- Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Lushnjes dhe një tjertër është shpallur në kërkim, pasi dyshohen për vjedhjen e katër motomjeteve elektrike dhe sendeve të tjera nga një biznes në Lushnje. Konkretisht në pranga ka rënë Ergest Prençe, ndërsa në kërkim u shpall 34-vjeçari me iniciale O.D. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:: 

Lushnjë/Veprime hetimore për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tyre. Vodhën gjatë natës 4 motomjete elektrike dhe sende të tjera në një biznes në Savër, vihet në pranga njëri prej autorëve, shpallet në kërkim autori tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas kallëzimit nga shtetasi I. S., se në biznesin e tij në lagjen “Savër”, i kishin vjedhur sende të ndryshme, gjatë natës, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e vjedhjes dhe identifikimin e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, është bërë e mundur identifikimi i autorëve.

Në vijim të veprimeve operacionale u bë e mundur kapja e njërit prej tyre, shtetasit E. P., 38 vjeç, banues në Pirrë, si edhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi O. D., 34 vjeç, banues në Lushnjë. Po punohet për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 34-vjeçarit.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

policia e lushnjes ergest prençe

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Qershor 2025, 20:35 N.F

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Foto POGRADEC- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin Tushemisht. ...