Aktualitet

U kapën duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara/ Vihen në pranga babë e bir, sekuestrohen 25 mijë euro mall

Gjithashtu mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

29 Qershor 2025, 12:16 Nga E. D
U kapën duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara/
foto ilustruese

TIRANË- Babë e bir janë vënë në pranga nga policia e Tiranë në kuadër të operacionit “Label Hunt”. Babë e bir dyshohet se kontrabandonin mallra të markave të ndryshme. Në pranga u vu 48-vjeçari me iniciale S.Ç, ndërsa i procedua në gjendje të lirë djali i tij 20 vjeç. Gjithashtu mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Label Hunt”

U kapën në flagrancë duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 25 000 euro, vihet në pranga 48-vjeçari, si dhe procedohet penalisht djali i tij.

Sekuestrohen mallrat e kontrabanduara(veshje, çanta) të markave të ndryshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare,në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Label Hunt”.

Si rezultat i këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi S. Ç., 48 vjeç si dhe u procedua penalisht E. Ç., 20 vjeç, babë e bir, të dy banues në Elbasan.

Në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. Ç. dhe pasagjerë shtetasin E. Ç. Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur mallra (veshje, çanta) me vlerë rreth 25 000 euro, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se këta shtetas do i shisnin këto mallra në subjektin në administrim të tyre në Elbasan.

Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Qershor 2025, 20:35 N.F

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Foto POGRADEC- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin Tushemisht. ...