Aktualitet

I dënuar në mungesë për prostitucion/ Vihet në pranga 44-vjeçari në Shkodër, pritet ekstradimi drejt Italisë (EMRI)

Lazër Vladaj, ishte dënuar nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim.

29 Qershor 2025, 11:15 Nga E. D
I dënuar në mungesë për prostitucion/ Vihet në pranga
foto ilustruese

SHKODËR- Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Shkodër dhe pritet të ekstradohet drejt Italisë. Lazër Vladaj, ishte dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim. Gjithashtu Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Italisë.

Njoftimi i Policisë:

Hani i Hotit, Shkodër Arrestohet një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim.

Si rezultat i masave të shtuara në kuadër të kontrolleve në pikat kufitare dhe i shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, në PKK Hani i Hotit, në tentativë për të dalë nga Shqipëria, u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit:

Lazër Vladaj, alias Cristian Manea, 44 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, në Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Italisë.

lazër vladaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Qershor 2025, 20:35 N.F

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Foto POGRADEC- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin Tushemisht. ...