Aktualitet

Aksident tjetër me monopatinë në Tiranë/ Shoferi përplas me makinë një 17-vjeçar

Si pasojë e përplasjes 17-vjeçari ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

29 Qershor 2025, 13:41 Nga E. D
Aksident tjetër me monopatinë në Tiranë/ Shoferi
foto ilustruese

TIRANË- Një tjetër aksident me monopatinë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një 17-vjeçar është përplasur nga një automjet teksa po lëvizte me monopatinë.  Si pasojë e përplasjes 17-vjeçari ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për drejtuesin e automjetit, shtetasin Sh. Q., 40 vjeç. Policia rrugore po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësinë për aksidentin. 

aksident ne tirane

Sondazh

Poll