Aktualitet

Kanoet lundruan thellë në det përshkak të erës së fortë, policia kufitare shpëton pushuesit në Qeparo (VIDEO)

Era e fortë bëri që kanoet me disa persona të shkonin në thellësi të madhe duke rrezikuar jetën e tyre. Ata kanë arritur të kërkojnë për ndihmë në kohë dhe një mjet i Policisë Kufitare ka ndërhyrë me shpejtësi.

28 Qershor 2025, 22:23 Nga N.F
Kanoet lundruan thellë në det përshkak të erës së
Pamje nga vendi i ngjarjes

QEPARO- Një lundrim me kanoe për pak sa nuk përfundoi në tragjedi pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa persona të cilët kishin vendosur të kalonin pasditen ndryshe me kanoe patën problematika në uji për shkak të erës së fortë.

Era e fortë bëri që kanoet me disa persona të shkonin në thellësi të madhe duke rrezikuar jetën e tyre. Ata kanë arritur të kërkojnë për ndihmë në kohë dhe një mjet i Policisë Kufitare ka ndërhyrë me shpejtësi.


Fatmirësisht askush nuk ka pësuar lëndime. Edhe nga pamjet e publikuara duken kanoet të cilat kanë shkuar në thellësi ndërsa më pas ndërhynë policia kufitare. Shpesh here aktivitetet kthehen në rrezik për jetën e pushuesve herë nga pakujdesia dhe herë nga faktorët natyrore si në rastin e sotëm që ishte era.

qeparo

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Qershor 2025, 20:35 N.F

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Foto POGRADEC- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin Tushemisht. ...