Aktualitet

Pushimet kthehen në tragjedi, humb jetën 23-vjeçari nga Kosova, mbërriti në spitalin e Lezhës pa shenja jete

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 kur policia është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë se një i ri ka mbërritur pa shenja jete.

28 Qershor 2025, 18:02 Nga N.F
Pushimet kthehen në tragjedi, humb jetën 23-vjeçari nga Kosova,
Foto

LEZHË- Një 23-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën këtë të shtunë në Lezhë, teksa ndodhej me pushime me familjen. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 kur policia është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë se një i ri ka mbërritur pa shenja jete.

Viktima është shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë. Sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

humb jetën 23-vjeçari në lezhë

Sondazh

Poll