Aktualitet

Zjarri në Kuçovë alarmon banorët, flakët rrezikonin 5 puse nafte dhe banesat, zjarrfikësit vendosin nën kontroll situatën

Zjarrfikëset e Kuçovës kanë shkuar në vendngjarje dhe më pas u janë bashkuar edhe shërbimet zjarrfikëse të Beratit. 

28 Qershor 2025, 18:22 Nga N.F
Zjarri në Kuçovë alarmon banorët, flakët rrezikonin 5
Foto

KUÇOVË- Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Mësohet se zjarri ka rënë fillimisht në kallamishtet e lagjes. Pasi banorët kanë parë flakët kanë njoftuar zjarrfikëst pasi janë alarmuar për shkak se zjarri është pranë puseve të naftës.

Zjarrfikëset e Kuçovës kanë shkuar në vendngjarje dhe më pas u janë bashkuar edhe shërbimet zjarrfikëse të Beratit. Për shkak të përhapjes në masë të zjarrit, vetëm pas më shumë se 1 ore lufte me flakët, zjarri u vu në kontroll nga shërbimet zjarrfikëse. Zjarri është shuar totalisht, pa shkaktuar asnjë dëm në banesa e puse, ndërkohë që po mbahen në monitorim ato pak vatra që janë ende të nxehta rreth puseve të naftës. 

zjarr ne kucove

Sondazh

Poll