Aktualitet

Aksidenti në Laprakë, reagon policia: Janë përfshirë 6 automjete, tre të plagosur

Si pasojë janë plagosur tre persona, drejtuesi dhe pasagjeri në automjetin e policisë  si dhe shoferi i taksisë.

28 Qershor 2025, 20:23 Nga N.F

Aksidenti në Laprakë, reagon policia: Janë përfshirë 6

Foto

TIRANË- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me aksidentin e regjistruar pasditen e sotme në Laprakë. Mësohet se në aksident janë përfshirë 6 makina. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën “Dritan Hoxha” në vendin e quajtur “Semafori i Laprakës.

Si pasojë janë plagosur tre persona, drejtuesi dhe pasagjeri në automjetin e policisë  si dhe shoferi i taksisë. Ata ndodhen në spital jashtë jashtë rrezikut për jetën.

"Tiranë/Informacion paraprak. Rreth orës 19:30, në rrugën “Dritan Hoxha” në vendin e quajtur “Semafori i Laprakës”, janë përfshirë në përplasje 6 automjete.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në automjetin e policisë shtetasit E. Gj dhe E. J si dhe drejtuesi i automjetit taksi shtetasi A. M, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit", thuhet në njoftimin e policisë.

aksident ne laprake

Sondazh

Poll