Aktualitet

Zjarr në fshatin Klocë, rrezikohet ish-reparti ushtarak i tankeve në Maliq

Pritet ndërhyrja e forcave të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Maliq e asaj të Korçës për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shuar zjarrin

28 Qershor 2025, 17:05 Nga N.F
Zjarr në fshatin Klocë, rrezikohet ish-reparti ushtarak i tankeve
Foto

MALIQ-  Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në afërsi të ish-repartit ushtarak të tankeve në Klocë në bashkinë e Maliqit. Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur bimësinë teksa po afrohet në ish repartin ushtarak.

Pritet ndërhyrja e forcave të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Maliq e asaj të Korçës për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shuar zjarrin. Pasditen e sotme ka rënë zjarr edhe në afërsi të fshatit Mborje por flakët u shuan nga shërbimi zjarrfikës.

zjarr ne maliq

Sondazh

Poll