28 Qershor 2025, 19:37
Nga N.F

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi gjatë fjalës së tij një një deklaratë ka denoncuar masa që janë marrë ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në paraburgim. Sipas Blushit, Metës i është ndaluar e drejta për të realizuar një konferencë me gazetarë, si dhe kontakti me një nga avokatët e tij, Dylejman Karaj.
Ai shtoi se këto masa janë marrë menjëherë pas një bisede telefonike që Meta ka zhvilluar me gazetaren Beti Njuma. Blushi thekson se qeveria ka frikë nga e vërteta dhe prandaj ka marrë këto masa ndaj Metës duke shtypur të drejtën e lirisë së fjalës.
Blushi bëri gjithashtu publike një pjesë nga relacioni i fundit i SPAK, duke theksuar se aty “nuk ka asnjë fakt apo akt penal të kryer nga Ilir Meta. Ai e quajti këtë proces farsën e shekullit, duke theksuar se ajo do të çmontohet në Tiranë dhe Strasburg.
Blushi edhe para disa ditësh ka publikuar një dokument të Prokurorisë së Posaçme për të cilën pretendon se rrëzon akuzën ndaj kreut të PL Ilir Meta, për lobim në SHBA. Blushi theksoi se autoritetet gjyqësore amerikane kanë informuar SPAK se pagesat për kontratën mes “Dorelita Limited” dhe “McKeon Group” janë kryer nga kompania “Taliadoros Audit Firm LTD” dhe se nuk vërtetohet asnjë lidhje ndërmjet këtyre pagesave dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim apo Ilir Metës, në cilësinë e tij si Kryetar i LSI-së.
Ai shtoi se edhe vetë SPAK në faqen 12 e ka pranuar duke rrëzuar përfundimisht çdo pretendim për përfshirje apo pagesë paligjshme të Metës në këtë çështje. Blushi theksoi se Partia e Lirisë dhe Meta mbeten të vendosur në qëndrimet e tyre për të mos braktisur kurrë kauzat madhore që janë një interes ekzistencial kombëta
blushi meta
Dokumenta bashkëngjitur
Politike
28 Qershor 2025, 18:56
N.F
Foto
KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas takimit me kryeministrin Albin Kurti është shprehu...
Politike
28 Qershor 2025, 18:50
N.F
Abdixhiku
KOSOVE- Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë pas një takimi mes krerëve të part...
Politike
28 Qershor 2025, 18:34
N.F
Gabrielius Landsbergis dhe Bushati
TIRANË- Në episodin më të fundit të podcast-it Public Square, Ditmir Bushati mirëpriti Gab...
Politike
28 Qershor 2025, 16:28
N.F
Takimi
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) pret ...
Politike
28 Qershor 2025, 15:09
N.F
Balluku
STAMBOLL- Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka marrë p...
Politike
28 Qershor 2025, 14:45
r.ll
foto ilustruese
SHKUP- Një takim mes liderëvë të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet të hën&eu...
Politike
28 Qershor 2025, 13:34
Blerina Gjoka
erion veliaj
TIRANË- Zyra ligjore britanike “Mishcon de Reya LLP” dhe ajo amerikane “Kasowitz LLP”, të cilat deklarojn&e...
Politike
28 Qershor 2025, 12:15
r.ll
genta vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dalë sot në një...
Politike
28 Qershor 2025, 09:52
r.ll
ola xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetet sociale lidhur me përgjigjen e kryeministrisë p&...
Politike
28 Qershor 2025, 09:36
r.ll
Serbët duke festuar Vidovdanin në Gazimestan
GAZIMESTAN- Në Gazimestan, rreth dhjetë kilometra larg Prishtina, serbët nga Kosova, ...